Aktualitet

"SHBA kërkon hetim", Artan Hoxha: SPAK ka një seri dosjesh për zyrat e hipotekave nga Velipoja në Sarandë

Gazetari theksoi se ka shumë raste tjera të pronave në të gjithë vendin dhe SHBA-të kanë kërkuar hetimin e dosjeve të pronave.

f.t
"SHBA kërkon hetim", Artan Hoxha: SPAK ka një seri dosjesh
Artan Hoxha

TIRANË-Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për tjetërsimin e rreth 45 hektarëve në Spitallë të Durrësit, për të cilën janë bërë disa arrestime të ish-zyrtarëve të Kadastrës në qytetin bregdetar. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Hoxha tha se ish-zyrtarët tjetërsuan pronën duke e shitur te privatët. Më tej ai theksoi se ka shumë raste tjera në të gjithë vendin dhe SHBA-të kanë kërkuar hetimin e dosjeve të pronave.

"Janë 45 hektarë, afër Universitetit të Durrësit. Është pronë shtetërore. Duke shfrytëzuar faktin se ishin zyrtarë të hipotekës kishin mundësinë që të prona të tjetërsohet për t’u shitur te privatët. SPAK ka një seri dosjesh për zyrat e hipotekave nga Saranda në Velipojë. Strategjia e SPAK është se përveç vjedhjes dhe tjetërsismit të pronës, këtu janë përfshirë elementë të krimit, apo zyrtarë të korruptuar. SPAK thotë se vonesa me hetimet e këtyre dosjeve është për faktin se nuk kanë ekspertë për këto lloj krimesh dhe duhen njerëz që njohin financat dhe dokumentacionin. Nga aleatët si SHBA është kërkuar hetimi me trojet dhe pronat që është edhe kërkesë edhe nga BE. Në Durrës ishin zyrtarë nga Kadastra. Janë zyrtarë që kanë lidhje me PS-në, Rithemelimin dhe Bashën”-tha Hoxha.

Në rastin e fundit pesë persona janë vendosur në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar gati 500 mijë m2 tokë në disa zona të Durrësit. Mes tyre ish-kandidati i Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha. 33-vjeçari, ish-kryetar i FRESSH, i cili ka dhe rolin kyç me ndërhyrjen e tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB