Aktualitet

'Shëtiste' me Gëzim Çelën, shefi i komisariatit të Laçit kërkon ndjesë: Gabova!

Dritan Meta ka pranuar fajësinë.

k.m.

'Shëtiste' me Gëzim Çelën, shefi i komisariatit
Dritan Meta

TIRANË- Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta e ka pranuar njohjen dhe shoqërimin e tij me të shpallurin në kërkim, Gëzim Çela. Në seancën e sotme gjyqësore, ku u vendos ndaj tij masa e sigurisë "arrest me burg", Dritan Meta ka pranuar fajësinë.

“Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot,”-mësohet se është shprehur ai sot në sallën e gjyqit. Emri i tij doli pasi SPAK përgjoi anëtarët e grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, u zbuluan edhe komunikimet që Meta kishte me të ashtuquajturin "Baroni i Fushë Kuqes", Gëzim Çela dhe 2 persona të tjerë. Me të tre, Meta kishte biseda në celular, e po ashtu i kishte lëvizur me makinën e tij për t'u garantuar siguri. Pasi është sekuestruar, në telefonin e Dritan Metës janë gjetur biseda të hollësishme për transportimin e "baronit", në mënyrë që të mos pragosej nga Policia. 

Aksioni i djeshëm i SPAK është vazhdimi i operacionit "Flakë në det", i finalizuar në gusht të këtij viti. Rrumbullaku, bëri me dije se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për; Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç. Këta persona akuzohen për trafik droge. Por në pranga është vendosur vetëm Meta, pasi të tjerët ndodhen jashtë vendit.

Gëzim Çelaj u akuzua për trafik ndërkombëtar droge në vitin 2015. Ai dyshohej si kreu një grupi të strukturuar që trafikonte lëndë narkotike që mbërrinte prej Turqisë përmes Bullgarisë drejt Shqipërisë e Kosovës dhe më pas me destinacion përfundimtar vendet e Evropës Perëndimore. Në vitin 2020 Çelaj ishte një prej subjekteve të Operacionit Forca e Ligjit, OFL, që kishte si qëllim goditjen e krimit të organizuar përmes sekuestrimit të pasurive./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB