
Foto Ilustruese
FIER- Një 4-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Fier. E vogla ka qenë duke luajtur në momentin që është shembur muri rrethuar i një banese dhe e ka zënë sipër. E mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ajo është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Poll