
SHKODËR-Një adoleshent ka mbetur i plagosur pasditën e kësaj të hëne në Shkodër pasi u përfshi në një sherr me thika me një bashkëmoshatar të tij. Ky i fundit ndodhet ende në arrati dhe Policia është vënë në ndjekje të tij.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Sherri mes të rinjve ka ndodhur në rrugë, pas debatit verbal dhe fizik Xh.P ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 16-vjeçarin. I plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të sherrit që çoi në plagosjen e 16-vjeçarit. Ndërkohë janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorit./Zëri