ELBASAN- Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali në fshatin Labinot-Fushë, në Elbasan, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë identifikuar vetëm me iniciale. Sipas Policisë, M. K. dhe F. K., pasi morën mjekim dolën nga spitali, ndërsa shtetasi Xh. M., ndodhet ende në kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në pranga si nxitës të konfliktit janë vënë Xh. M., 28 vjeç për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”; M. K, 24 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: F. K, 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.