Aktualitet

Shkaktoi aksidentin e frikshëm te ‘Rruga e Elbasanit’, i riu nën efektin e drogës, i vihen prangat

I riu kishte lindur në Greqi, por jetonte në Tiranë, ndërsa mësohet se në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar i vetëm

E.K
Shkaktoi aksidentin e frikshëm te ‘Rruga e Elbasanit’, i riu
Ardit Kambo

TIRANË- Ardit Kambo, 22 vjeç, është shoferi që shkaktoi aksidentin e frikshëm mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pranë kryqëzimit të rrugës së Elbasanit. Mjeti Benz që ai drejtonte theu disa barriera të rrugës, për t’u ndalur nga një pemë, ndërsa fatmirësisht në momentin e aksidentit nuk kishte këmbësorë në rrugë duke shmangur një tragjedi.

Pas ngjarjes i riu është vënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrolleve të policisë me Aquila Scan rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Mbi 22-vjeçarin rëndon vepra penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. I riu kishte lindur në Greqi, por jetonte në Tiranë, ndërsa mësohet se në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar i vetëm.

Në bazë të ligjit, Ardit Kambo, përveç arrestimit është dënuar me gjobë në shumën 82.000 lekë.

Pamjet e akidentit u bënë virale gjatë ditës së djeshme, ndërsa raportohet se i riu po e drejtonte makinën me një shpejtësi të frikshme, në zemër të Tiranës, në një zonë tejet të populluar. Gjatë ditës së parë të këtij viti, në të gjithë vendin u shënuan 6 aksidente.

/Zëri

Poll

MOS HUMB