
POGRADEC- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një 29-vjeçar me inicialet K.T akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.
Nëna e 12-vjeçares ka qenë ajo që ka denoncuar 29-vjeçarin në polici për marrëdhënie seksuale pa dëshirë. E ëma e vajzës bashkëjetonte me të atin e të akuzuarit prej dy vitesh, raporton Euronews Albania. Në atë kohë mendohet se ka nisur edhe raporti mes të riut dhe minorenes.
Vetëm pak kohë më parë, marrëdhënia mes babait të autorit dhe nënës së minorenes është prishur. Në këto kushte, 12-vjeçarja dhe nëna duhet të largoheshin nga banesa. Por, kjo nuk është pranuar nga vajza minorene, e cila është shprehur se e dashuron 29-vjeçarin.
Grupi i hetimit beson se nëna ka qenë në dijeni të rastit. Edhe pse 12-vjeçarja ka thënë se ka kryer marrëdhënie me të riun me dëshirë, ai është arrestuar, për shkak të moshës. Vajza monorene i është nënshtruar edhe kontrollit mjeko-ligjor./ZËRI/