Aktualitet

VIDEO/ Bardhi përballet me efektivët pas shoqërimit të Semanjakut: Do merrem personalisht!

Në pamjet e mëposhtme shihet se si Bardhi përballet verbalisht me efektivët që e kanë shoqëruar Semanjakun.

F.m
VIDEO/ Bardhi përballet me efektivët pas shoqërimit të
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

FIER- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka qenë në Fier në momentin që është shoqëruar kandidati i Partisë Demokratike, Fation Semanjaku. Në pamjet e mëposhtme shihet se si Bardhi përballet verbalisht me efektivët që e kanë shoqëruar Semanjakun.

“Do merrem personalisht, një nga një, kujtoni ju se intimidoni dot kandidatët e PD?”- dëgjohet të thotë Bardhi.

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku, është shoqëruar sot në komisariat nga forcat e Policisë pas një përplasjeje me efektivët e Policisë Bashkiake. Semanjaku kishte vendosur një banderolë elektorale në qendër të Fierit, por efektivët e Policisë Bashkiake kanë shkuar t’ia heqin me argumentin se nuk kishte marrë leje. Semanjaku i ka kundërshtuar dhe është përplasur me ta.

Poll

MOS HUMB