Aktualitet

Shpërndanin video intime të të miturave në rrjetet sociale, arrestohen dy adoleshentet në Korçë

Ato akuzohen për veprën penale “pornografia me të mitur”.

I.F
Shpërndanin video intime të të miturave në rrjetet sociale,
Foto ilustruese

KORÇË- Dy vajza janë arrestuar ne Korçë, pasi ato kishin krijuar llogari false në rrjetet sociale dhe shpërndanin foto me shkrime bullizuese e denigruese. Në pranga të policisë ka rënë një 19-vjeçare me inicialet P.M dhe një 17-vjeçare. Dy të rejat shpërndanin video dhe foto intime të vajzave të tjera të mitura nga shkolla të ndryshme në qytetin e Korçës.

Ato akuzohen për veprën penale “pornografia me të mitur”.

Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe shpërndanin foto dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.

Pas një hetimi të thelluar dhe intensiv, të kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u finalizua operacioni policor i koduar “CyberShield”.

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi lidhur me hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale me kompanitë ndërkombëtare Meta Inc. dhe Google Inc., u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky bashkëpunim ka luajtur një rol kyç në identifikimin e autorëve dhe në sigurimin e informacionit të nevojshëm për të realizuar arrestimet e bëra. Nga hetimi intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:

* P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese.

* 17-vjeçare, banuese në Korçë, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.

Ky operacion ka qenë një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimeve kibernetike dhe njëkohësisht një mesazh i fortë për të gjithë ata që përpiqen të shkelin ligjin dhe të dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë në mjedisin online.

Strukturat kundër krimeve kibernetike në Policinë e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar një mjedis të sigurt në internet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB