Aktualitet

Shpërthen granata te ullinjtë në Himarë, dëmtohet 85‑vjeçari

I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

l.k
Shpërthen granata te ullinjtë në Himarë, dëmtohet
Foto nga vendngjarja

HIMARË- Një granatë ka plasur pasditen e sotme në lagjen Livadhë të Himarës. Bëhet me dije se granata ndodhej në tokën e një të moshuari. 85-vjeçari ka qenë duke punuar në ullishten e tij, ku dhe ka marrë dëmtime në këmbë.

I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB