Aktualitet

Tritol pranë hotelit të kryetarit të Rithemelimit në Malësi, Sterkaj: Shpërthimi ndodhi në parking

Një sasi tritoli ka shpërthyer në hotelin dhe lokalin “Kulla e Artë” në Razëm

E.K
Tritol pranë hotelit të kryetarit të Rithemelimit në
Kulla e Arte, Razem

MALËSI E MADHE- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal, në zonën e Razmës në Malësinë e Madhe. Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se lokali në fjalë është në pronësi të shtetasit Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD-së, Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel.

Vetë Stërkaj pretendon se shpërthimi ka ndodhur në parkungun e fshatit Razëm dhe jo në biznesin e tij.

"Shpërthimi nuk ka lidhje me personin tim, as me pronën time dhe as me familjen time. Parkingu është i fshatit turistik të Razmës dhe aty parkojnë, të gjithë,"-tha Sterkaj.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Mësohet se lënda plasëse ka qenë e vendosur të pjesë e reklamës së biznesit. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e personit apo personave që kanë vënë lëndën plasëse.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Edhe pse i angazhuar prej vitesh në politikë, Sterkaj u zgjodh tre ditë më parë kryetar i Rithemelimit në degën e Malësisë së Madhe, ne një proces ku 4 kandidatët e tjerë u tërhoqën nga gara./ZËRI

Poll

MOS HUMB