Aktualitet

Shpërthim me tritol në një apartament në Elbasan! Plagoset i riu! Jetonte përballë 'shënjestrës'

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se po punojnë për identifikimin e autorit/ve dhe arrestimin e tij/tyre. 

E.K
Shpërthim me tritol në një apartament në Elbasan! Plagoset i
Foto ilustruese

ELBASAN- Shpërthim me tritol në një apartament në Elbasan. Raportohet se i plagosur ka mbetur një 26-vjeçar. Ky i fundit jetonte përballë "shënjestrës". Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur në banesën e një 59-vjeçari të identifikuar me inicialet B.B. Në banesën e këtij të fundit banonin me qira dy gra, të cilat nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se po punojnë për identifikimin e autorit/ve dhe arrestimin e tij/tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB