Aktualitet

Shpërthimi i autobotit me naftë te 'Gega Oil' në aksin Tiranë-Durrës, vdes në spital një nga të plagosurit

Shpërthimi ndodhi dy ditë më parë, kur boti me karburant shpërtheu në autostradën Tiranë-Durrës.

k.m.
Shpërthimi i autobotit me naftë te 'Gega Oil' në aksin
Pamje nga shpërthimi

TIRANË- Ndërron jetë 35-vjeçari Elvis Prendi, punonjësi i karburantit ku ndodhi shpërthimi i autobotit të "Gega Oil". Shpërthimi ndodhi dy ditë më parë, kur boti me karburant shpërtheu në autostradën Tiranë-Durrës. E gjithë ngjarje ndodhi teksa një shofer po furnizohej me karburant.

Për pasojë mbetën të plagosur rëndë 2 persona, nga të cilët 35-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital ditën e sotme.

Dyshohet se shkaku i shpërthimit të autobotit ka qenë motori i tejnxehur ose një frenim i gomës së pasme. Të dyja këto veprime mund të kenë shkaktuar temperaturë të lartë duke sjellë edhe shpërthimin. Por, për versionin final priten rezultatet përfundimtare të ekspertizës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB