Aktualitet

Shqipëria pa helikopter ushtrie, Çako: Është në servis

Çako shtoi gjithashtu se është krijuar një perimetër për t’i mbajtur flakët jashtë zonave të banuara.

F.m
Shqipëria pa helikopter ushtrie, Çako: Është në
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka pranuar se Shqipëria nuk ka asnjë helikpter në gatishmëri në raste zjarresh. Në një prononcim për mediat nga pyllin në Pish Poro të Fierit, zonë që digjet prej gjashtë ditësh, Çako tha se helikopteri është ende në servis dhe nuk mund të ngrihet në fluturim pas plotësuar orët. Çako shtoi gjithashtu se është krijuar një perimetër për t’i mbajtur flakët jashtë zonave të banuara.

"Siç ka treguar dhe prefekti, është një masiv i jashtëzakonshëm i dendur pyjor. Ka disa ditë, me të gjitha strukturat operacionale është operuar dhe vijon të operohet. Zjarret masive në pyje të tilla, kanë vështirësitë e veta. Sa i përket operimit, ne kemi vlerësuar situatën por për shkak të kohës në operim të helikopterit, i cili ka qenë gjatë gjithë kohës në operacion. Ka një kohë remonti dhe nuk mund të ngrihet në fluturim pa plotësuar ato orë shërbimi. Gjithsesi, ne jemi duke vlerësuar situatën nëse do jetë e nevojshme, do adresojmë pjesë të tjera për mbështetje. Kemi pasur dhe po operojmë me mjete të tjera, buldoziere e forcat e armatosura. Duhet bërë një perimetër dhe çfarë është më e rëndësishmja, duhet kufizuar zjarri duke hapur korridore për të mos përshkuar zona të tjera. Ajo që vlen të theksohet është se pas punës së jashtëzakonshme që kemi bërë kanë mundësuar gjatë mbrëmjes së djeshme që këtë perimetër zjarri ta mbajmë larg zonave të banuara,"- tha ai ndër të tjera.

Pylli në Pish Poro digjet prej gjashtë ditësh. Sot, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falenderoi Greqinë për ndihmën e dhënë, pasi vendi fqinj nisi një helikupter duke i ardhur në ndihmë Shqipërisë për të shuar flakët në këtë zonë të mbrojtur.

Poll

MOS HUMB