Aktualitet

Shqiptari e përplasi për vdekje me makinë 21-vjeçaren greke, familja e saj kërkon dëmshpërblim!

I riu shqiptar, askohe deklaronte se Ema i kishte dalë para makinës.

k.m.
Shqiptari e përplasi për vdekje me makinë 21-vjeçaren
Emmanuela

GREQI- “E vetmja gjë që u intereson është të shpëtojnë jetën e tyre,”- tha nëna e Emës 21-vjeçare, e cila u përplas për vdekje nga një 27-vjeçar shqiptar në Selanik në nëntor 2022. Ajo foli për mediat greke pas nisjes së diskutimit për padinë e dëmshpërblimit të ngritur nga familja ndaj 27-vjeçarit, i cili është dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg, pasi përplasi të renë dhe e braktisi në rrugë.

Nëna e Ema Kariotakit, Kelly Kampaki tha: Nuk besoj se fajtorët janë penduar. E vetmja gjë që u interesonte atëherë dhe e vetmja gjë që u intereson tani është që të shpëtojnë veten e tyre. Ai mund të ketë kërkuar falje, por nuk e ka ndjerë. Ai kërkoi falje por tha se nuk ishte faji i tij, se Emmanuela po kalonte rrugën me celularin në dorë dhe se faji ishte i saj. Pra, një falje e tillë nuk është një falje.

I riu shqiptar, askohe deklaronte se Ema i kishte dalë para makinës.

Për ngjarjen, Apeli vendosi që ta dënonte me 16.5 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB