Aktualitet

Shqiptari humbi jetën pas shpërthimit të fishekzjarreve, partnerja mes lotësh: Sapo ishte bërë baba, po planifikonim dasmën

Samuel Tafciu vdiq në ditën e tij të parë të punës, por pas la partneren e tij 17-vjeçare bashkë me foshnjen 4-muajshe.

F.m
Shqiptari humbi jetën pas shpërthimit të fishekzjarreve,
Samuel Tafciu

ITALI- Partnerja e 18-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pas një shpërthimi të ndodhur më 18 nëntor në një fabrikë fishekzjarresh në Itali ka rrëfyer mes lotësh se ata sapo ishin bërë prindër. Samuel Tafciu vdiq në ditën e tij të parë të punës, por pas la partneren e tij 17-vjeçare bashkë me foshnjen 4-muajshe. Të dy jetonin në Ponticelli. Mes lotësh, vajza tregon se të dy po planifikonin dasmën.

“Ëndrra më e madhe e Samuelit ishte të martohej me mua sapo të mbushja 18 vjeç. Ai donte të qëndronte me mua, të merrte një shtëpi jashtë Napolit dhe të shkonim së bashku në një udhëtim. Ai bëri gjithçka për familjen tonë. Ai ishte njeriu më i mirë në botë. Në Qershor patëm pagëzimin e vajzës s sonë. Ne po planifikonim dasmën”, tha partnerja e viktimës.

Tafciu ndërroi jetë bashkë me dy punonjës të tjerë. Në pranga është vënë një 38-vjeçar, Punzo Pasquale, që akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal. 38-vjeçari i ka mohuar këto akuza.

Poll

MOS HUMB