Aktualitet

Shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’ me vlerë 1.9 milionë paund

Ylber Dajçi ka mohuar që vlera e drogës së kapur është kaq e madhe, ndërsa gjykata e la në qeli

D.XH
Shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’ me vlerë 1.9
Shtëpia e barit

BRITANI E MADHE – Një shqiptar i quajtur Ylber Dajçi, 42 vjeç u arrestua në Angli më datë 22 gusht, pasi u kap në një shtëpi bari, me një vlerë prej 1.9 milionë paundësh.

Dajçi doli përpara gjykatës, ku u njoh dhe me akuzën e mbjelljes së lëndëve narkotike. Ai tha se nuk ka lidhje me mbjelljen e kanabisit, por se ishte aty vetëm për të ruajtur lëndën narkotike.

Shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’ me vlerë 1.9
Shtepi bari 2

Policia kishte marrë informacione se në një banesë kultivoi kanabis dhe ka ndërhyrë në apartament, që ndodhej në një pallat 16-katësh. Dajçi deklaroi në gjykatë se vlera e kanabisit nuk është 1.9 milionë paund, por 600 mijë.

Mirëpo, gjykata nuk u bind nga ato që deklaroi shqiptari, duke e lënë atë në burg. Dajçi pritet të mbahet në qeli, deri në momentin që ai do të dalë në gjyq e do përgjigjet për vendin ku u kap dhe për pyetje të tjera të hetuesve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB