Aktualitet

‘Shtëpi bari’ në Gjermani, arrestohen 4 shqiptarë

Brenda ‘shtëpisë së barit’ u gjetën dhe u vunë në pranga dy të rinj shqiptarë të moshave 28 dhe në 45 vjeç u kapën në 2 qytetet gjermane, Leipzig dhe Rostock.

F.m
‘Shtëpi bari’ në Gjermani, arrestohen 4 shqiptarë
Foto ilustruese

GJERMANI- Katër shqiptarë dhe një gjerman janë vënë në pranga nga autoritetet gjermane pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Operacioni, sipas raportimeve të autoriteteve lokale, ka nisur që javën e kaluar, kur pas një kontrolli në një banesë në Rostock, rreth 400 km larg Leipzig, policia gjeti dhe sekuestroi 8 kg kanabis sativa.

Brenda ‘shtëpisë së barit’ u gjetën dhe u vunë në pranga dy të rinj shqiptarë të moshave 28 dhe në 45 vjeç u kapën në 2 qytetet gjermane, Leipzig dhe Rostock.

Në afërsi të banesës u gjetën gjithashtu edhe pajisje të ndryshme që I ndihmonin shqiptarët në kultivimin e drogës. Hetimet vijuan nga prokuroria publike e Lajpcigut dhe dje në një tjetër ‘shtëpi bari’ në të njëjtën zonë, u sekuestruan 1300 bimë kanabis sativa.Në pranga u vunë dhe dy shqiptarë të tjerë dhe një gjerman, 58 vjeç.

Poll

MOS HUMB