Aktualitet

Shtojca e re e WhatsApp nuk iu lë të harroni asnjë mesazh

Platforma e bisedave në pronësi të Meta tashmë shfaq rikujtues për t'iu përgjigjur mesazheve të palexuara në iOS dhe Android. 

k.m.
Shtojca e re e WhatsApp nuk iu lë të harroni asnjë mesazh
Foto ilustruese

TIRANË- WhatsApp ka filluar testimin e një funksioni që do t'i ndihmojë përdoruesit të rikujtohen për mesazhet e bisedave që janë lexuar por nuk kanw marrw kur pwrgjigje. Në versionin më të fundit të WhatsApp për Android, përdoruesit mund të zgjedhin nga një listë me paracaktime ose të specifikojnë saktësisht se kur WhatsApp duhet t'i kujtojë ata për mesazhe individuale. Platforma e bisedave në pronësi të Meta tashmë shfaq rikujtues për t'iu përgjigjur mesazheve të palexuara në iOS dhe Android. 

Si funksionon funksioni i ri 'Më kujto' i WhatsApp-it:

Shtojca e re e WhatsApp nuk iu lë të harroni asnjë mesazh

Ideja e kësaj është që ju mos të humbisni ose të harroni t’i përgjigjeni diçkaje të rëndësishme në bisedat personale ose në grup. “Remind Me” funksionon edhe për fotot, videot dhe GIF. Mbani shtypur mesazhin dhe më pas klikoni menunë. Aty mund të caktoni një interval kohor prej 2, 8 ose 24 orë apo ta përshtasni sipas nevojës.

Një ikonë zileje do të shfaqet krah mesazhit.

Momentalisht, shtojca e “Remind Me” është e disponueshme vetëm për përdoruesit e Android beta./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB