
TIRANË-Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ankimon në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest ne burg” të dhënë nga gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për çështjen e SASPAC. Pala mbrojtës e tij deklaron se ekzitojnë kushtet dhe kriteret ligjore për masen shtrenguese dhe po ashtu nuk ka rrezik per tu larguar jashte vendit dhe për të prishur provat.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por SPAK nuk e ka një shifër ekzakte.
Arrestimi i Beqajt u bë në 4 korrik dhe një ditë më pas në 5 korrik GJKKO, e la në arrest me burg, pavarësisht se ofroi 50 mijë euro garanci për të marrë lirinë. Edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Ermal Kurtuljat, u la në qeli ndërsa për lirinë me kusht e cila iu refuzua, ofroi paratë e shitjes së një Audi Q7. Në masën "arrest shtëpie" janë lënë: Gazmend Haxhia, Elton Marini, Alfred Nikollaj, Gazmend Haxhia; ndërsa "detyrim paraqitje", Bledar Leka dhe Bjona Zijaj./ZËRI