Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen "Partizani", mungojnë Fatmir Bektashi dhe avokati i tij! Kush do jenë dëshmitarët e radhës

Burime bëjnë me dije se gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kanë kërkuar shtyrjen e procesit, duke argumentuar se mungesa e mbrojtësit ligjor dhe e të pandehurit e bën të pamundur vijimin normal të shqyrtimit gjyqësor.

zh.ll
Shtyhet seanca për dosjen "Partizani", mungojnë Fatmir
pamje nga salla e gjyqit ne gjkko

TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen "Partizani", ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është shtyrë. Mësohet se shkak është bërë mungesa e të pandehurit Fatmir Bektashi8 dhe avokatit të tij, Sokol Hazizaj. 

Burime bëjnë me dije se gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kanë kërkuar shtyrjen e procesit, duke argumentuar se mungesa e mbrojtësit ligjor dhe e të pandehurit e bën të pamundur vijimin normal të shqyrtimit gjyqësor.

“Duke qenë se mungon avokati Sokol Hazizaj dhe i pandehuri Bektashi, vlerësojmë se jemi në kushtet që seanca duhet të shtyhet”, u shpreh SPAK në sallën e gjyqit.

Ndërkohë, në ambientet e gjykatës ishin paraqitur dy dëshmitarët e thirrur për procesin, por dëshmia e tyre nuk u mor për shkak të shtyrjes së seancës. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Sporteve në periudhën 2007-2009 Ylli Pango, dhe Drejtoresha e Sporteve atëherë në këtë dikaster, Violeta Shqevi.

Sakaq, seanca e ardhshme do të jetë në datën 8 qershor, ora 10:00. Në këtë seancë, mësohet se do të dëshmojnë Altin Ceni, Tetis Lubonja, Paro Laçi./ZËRI

Poll

MOS HUMB