TIRANË- Gjykata e Tiranës ka kthyer mbrapsht padinë e Evi Kokalarit për pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike. Sipas vendimit të gjykatës, padia ka mangësi dhe nuk plotëson kriteret e parashikuara.
Gjithashtu, theksohet se ky vendim nuk është përfundimtar, pasi pala kërkuese mund t'i drejtohet sërish Gjykatës pasi të ketë plotësuar mangësitë.
“Kërkesa është vlerësuar nga Gjykata brenda afati ligjor, në përfundim gjykata ka vendosur kthimin e kërkesës me të meta, për shkak të mos plotësimit të kritereve formale-proceduriale të parashikuara nga legjislacioni procedural civil (nenet 154-156 Kodit të Procedurës Civile). Gjykata ka theksuar gjithashtu, se vendimi për kthimin me të meta të kërkimit nuk përfaqëson një vendim përfundimtar (nuk e zgjidh çështjen ne themel), pala kërkuese pasi të plotësojë të metat sipas konstatimit të gjykatës ka të drejtë të drejtohet përsëri në gjykatë. Në rast të kundërt ka të drejtën e ankimit të veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”, arsyeton gjykata.
Më 14 maj, Kokalari depozitoi padinë në Gjykatën e Tiranës, duke këkruar pezullimin e menjëhershëm të procësit zgjedhor për kryetarin e Partisë Domkratike. Në dokumentin paraqitur më 7 maj 2026, argumentohet se procesi aktual cënon parimin e konkurrimit të lirë dhe të shanseve të barabarta në garën për drejtimin e partisë.
Në garën për kreun e PD, Evi Kokalari nuk ishte e vetmja nuk u lejua të merrte pjesë. Gjithashtu, edhe mjekja Merema Sela, pas përjshtimit nga gara iu drejtua Gjykatës së Tiranës, e cila e refuzoi padinë e mjekes më argumentin se mungojnë dokumentet shoqërues. Gjykata ia ktheu mbrapsht padinë, duke argumentuar se mungonin "dokumentet shoqëruese", por mjekja e ankimoi më pas vendimin në Apel.
Mesnatën e 30 prillit skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi Komisioni Zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj. Në vendim thuhet se Sela dhe Mulaj, nuk janë kualifikuar si kandidatë pasi nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë kandidaturat e ish-deputetit Ervin Salianji, aktivistes Evi Kokolari dhe Alesia Balliut u refuzuan./ZËRI