
TIRANË-Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se 8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Në një postim në rrjetet sociale Ministria informon se gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Fatmirësisht asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
"8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.", njoftoi ministria.
Ndërkohë po vijon puna deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë./ZËRI