Aktualitet

S'ka më "Secret garden"/ Konfiskohen 7 vilat pa leje në Mullet

Gjykata po ashtu vendosi konfiskimin e këtyre 7 vilave.

k.m.
S'ka më "Secret garden"/ Konfiskohen 7 vilat pa leje në
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka konfiskuar 7 vila të "Secret Garden" në zonën e Mulletit në Tiranë, ku ka shpallur fajtorë 9 persona në kërkim për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentash. Fajtorë janë shpallur: Armand Prelezi, Klevis Bregu, Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Mehmet Durishti, Tefta Visha, Dorina Dushku dhe Arblin Harizi. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata po ashtu vendosi konfiskimin e këtyre 7 vilave.

Si u falsifikuan dokumentet?

Aplikimi për ndërtimet është bërë në emër të Manush Teqjas me prentendimin se godina e tij në Petrelë ishte dëmtuar në nivelin DS5 dhe duhej rindërtuar. Me procedurat e aplikimiet është marrë arkitekti Armand Prelezi. Kërkesa u miratua dhe kështu nisi puna për atë që duhet të ishte rindërtimi i një godinë dhe jo ngritja e 7 vilave 2-katëshe. Të dhënat e pasqyruara në relacione nga arkitektët Armando Prelezi dhe Klevis Bregu, tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet e bëra pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndryshe nga sa është deklaruar, pronat janë ngitur pranë pyllit, në kundërshtim me ligjin. Pra grupi ka tjetërsuar fondin pyjor të bashkisë së Tiranës dhe ka ndërtuar pa leje. Por tani, Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimit të saj, ka marrë një shkresë nga Instituti i Ndërtimit në qershor 2023, në të cilën thuhet se nuk rezulton të ketë kryer asnjë inspektim në prona apo në emër të Manush Teqjas. Duke qenë se në një rast dokumenti del i falsifikuar, Prokuroria kërkoi informacione edhe për Arblin Harizin, Abaz Teqjan dhe Florian Zelën, që gjithashtu kanë pasur leje për rindërtim. Të gjithë në të njëjtën zonë. Edhe në rastin e tyre nuk ka pasur asnjë inspektim.

Por ndërtimet ishin bërë dhe dy arkitekët Armand Prelezi dhe Klevis Bregu kishin ndryshuar koordinatët e ndërtimit dhe volumin e vilave në kate dhe sipërfaqe.

Ndërkohë që ishte marrë leja për rindërtim, nga ana tjetër Gani Moka, administrator dhe ortak i i kompanisë “Certi VV South Balkans”, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14 prill 2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, atje ku në fakt janë ngritur 7 vilat. 4 vite më vonë, në fillim të janarit 2023, kur godinat e reja thuajse kishin përfunduar, në Komisariatin nr.1 bëhet denoncimi i parë për “Secret Residence”. Më pas, u listuan edhe disa kallazime të tjera, që përfunduan në duart e tre prokurorëve të ndryshëm: Arenc Çela, Erjon Imeraj dhe Ndini Tavani. Me gjetjet e hetimeve, tani dosja është bashkuar në një të vetme.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, konfinskohen shtatë vila dhe shpallen fajtorë për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’, 9 persona. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtorë nëntë persona për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim i dokumentevee’ parashikuar nga nenet 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.1285 të vitit 2023, nga ana e organit të prokurorisë u kryer hetime intensive, si marja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe në përfundim u konkludua se janë konsumuar elemetete veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por qërezultoi se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rrëme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Në këto kushte, nga ana e prokurorisë u çmua, se ka prova për të proceduar me marjen si të pandehur dhe shpalljen fajtorë, për veprat penale shtetasit si më poshtë: 1. A.P., akitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”; 2. K.B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”; 3. M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”; 4. F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”; 5. A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”; 6. M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”; 7. T.V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”; 8. D.D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe 9. A.H, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”

Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhekonfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore nëpërmjet dokumeteve të falsfikuara. Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyres” parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB