
TIRANË- Një prej pronarëve të kompanive të mikrokredive, që kanë zhytur në një skemë mashtrimi mijëra qytetarë, Olsi Ibro, rezulton që të jetë larguar jashtë vendit, përpara lëshimit të urdhërarresteve nga Prokuroria e Tiranës. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se Olsi Ibro dyshohet se është larguar drejt Francës, ndërkohë që Prokuroria ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për bashkëshorten e tij Elda Ibro. Dyshohet se çifti Ibro kanë transferuar drejt Francës, shuma të mëdha parash, që janë përfituar përmes skemave të mashtrimit, dhe vjedhjes së qytetarëve. Ndërkohë që në pranga ka rënë ortaku i Ibros, Arben Meskuti.
Elda Ibro ka qenë ortakja e vetme e kompanisë MCA, e cila është themeluar në Maj të vitit 2014, ndërkohë që më pas operaoi dhe në tregun e blerjes dhe ekzekutimit të kredive me probleme nga institucione të tjera bankare dhe jobankare.
Olsi Ibro nga ana tjetër ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezulatuar se, Micro Credit Albania ndërvepronte me institucionin jo-bankar Final dhe zyrat përmbarimore Zig, Flash dhe Star me pronarë një grup personash të lidhur me njëri-tjetrin.
Masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës
1 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Aldo Daka
2 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Albert Gega.;
3 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Edmond Mato.;
4 - Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Kejda Seferi;
5 - Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro- administratore e Micro Credit Albania
6 – Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen Jorsida Dervishi.;
7 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin Arben Meskuti.;
8 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Alban Kote.;
9 – Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasen Alketa Tanushi.
/ZËRI