
TIRANË- Një lajm tronditës i publikuar sot në ZËRI ka ngritur ‘alertin’ lidhur me produktet që konsumojmë. Sipas analizave të bëra në laboratorin Italian “Chemiservice”, disa nga market më të njohura në treg rezultuan se produktet që shisnin (me çmime jo të lira) i miksionin me vaj vegjetal por edhe me pesticide. Bëhet fjalë për vaj ulliri të markave Dhërmiu, Borsh (Y.Hajdini), Borshi, Sidnej, Lundra, Petrela, Vaj Ulliri Berati.
Më poshtë, i keni me foto produktet që kurrsesi nuk duhet që t’i konsumoni pasi Agjensia Kombëtare e Ushqimeve po i tërheq nga tregu për shkak se nuk duhen konsumuar.





Por çfarë është zbuluar sot?
Analizat kanë treguar se vaji i ullirit ka rezultuar me përmbajtje pesticidesh dhe përzierje vajrash të tjerë vegjetalë është tërhequr pjesërisht nga tregu; por e vetmja masë që është marrë ka qenë gjobitja me 200 mijë lekë. Zyrtarisht Agjencia Kombëtare e Ushqimit nuk ka mbajtur asnjë qëndrim, e po ashtu nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar lidhur me rastet e denoncuara publikisht.
Sipas analizave të bëra në laboratorin “Chemiservice”, vetëm 1 mostër ka dalë konform legjislacionit dhe dhjetëra tjera nga 7 kompanitë e sipërpërmendura, ndërsa gjithë të tjerat kanë treguar se vajrat e ullirit, disa kanë norma të papastërtisë, gjë që do të thotë se janë të përzier më vajra të tjerë si luledielli apo mistri, disa kanë përmbajtje të lartë persticidesh etj. Në shumicën e analizave kanë rezultuar jashtë normave të lejuara acidet yndyrore si acidi linolenic, acidi erucic, që janë tregues se vaji i ullirit mund të jetë përzier me vaj vegjetal./ZËRI