Aktualitet

SKEMA 'Albana'/ Si u mashtruan qindra banorë nga Fondi Besa në Nishtullë (SHPJEGIMI)

Në rastin e Nishtullës, 800 qytetarë ranë pre e skemës mashtruese me kreditë, që u zbuluan nga Policia duke vënë në pranga 7 punonjës të fondacionit BESA në Tiranë, mes tyre dhe drejtoresha e Fondit BESA, Albana Imami që kanë marrë mbi 4 miliardë lekë.

k.m.
SKEMA 'Albana'/ Si u mashtruan qindra banorë nga Fondi Besa
Foto ilustruese

TIRANË- ZËRI zbuloi skemën sesi përmes fondit "Besa" janë mashtruar qindra qytetarë që aktualisht janë kredimarrës për një borxh që nuk e kanë marrë vetë. Në rastin e Nishtullës, 800 qytetarë ranë pre e skemës mashtruese me kreditë, që u zbuluan nga Policia duke vënë në pranga 7 punonjës të fondacionit BESA në Tiranë, mes tyre dhe drejtoresha e Fondit "BESA", Albana Imami që kanë marrë mbi 4 miliardë lekë.

Në këtë rast mashtrimi, të arrestuarit, vetëm me anë të kartës së identitetit bënin që qytetarë të ndryshëm të aplikonin për kredi për shuma të mëdha, ua aprovonin ato, dhe më pas u merrnin paratë për të cilat kishin aplikuar. Si "shpërblim" qytetarëve u jepnin vetëm shuma të vogla, nga 10 mijë deri në 40 mijë duke i justifikuar si fonde bamirësie apo në disa raste dhe si kredi të vogla për të cilat kishin aplikuar vetë qytetarët. Por, shifra për të cilën ishte aplikuar nuk ishte ajo që qytetarët merrnin në dorë.

Qytetarët paraqiteshin në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe u dorëzohej vetëm një pjesë. Pjesa më e madhe e parave përfitohej nga Drejtoresha e Degës, Albana Imami dhe bashkëpunëtorët e saj. Po ashtu, vitet kalonin dhe të mashtruarit rezultonin debitor të kredive as nuk e dinin që e kishin marrë. Kredia, bashkë me kamatëvonesave në rastin e banorëve të Nishtullës, shkon 10 apo 12 milionë lekë të vjetra.

Sot, kjo skemë mashtrimi është provuar dhe dënuar! 34-vjeçari Ledio Vrapi, banues në Gjermani, kishte përdorur të njëjtën skemë të "aprovuar" nga Albana Imami, duke mashtuar të afërmit e tij. Vrapi u kishte kërkuar të afërmve të tij të hapnin llogari bankare në mënyrë që të kalonte para, pasi nuk donte që t'i kishte në llogarinë e tij. Pasi kishte mashtruar qytetarët, në bashkëpunim me punonjëset e Fondit Besa, 34-vjeçari ka arritur të marrë kredi në vlerat 5 deri në 7 mln lekë të vjetra. Qytetarët i kanë tërhequr këto para dhe ia kanë dorëzuar 34-vjeçarit, pa e ditur se ishin mashtruar. Si "shpërblim" kishin marrë nga 50 mijë lekë të reja.

Pra, e njëjta skemë! Por me shumë gjasa, nuk është e vetmja! "Bekimi" është marrë nga lart, "koka" e kësaj skeme mashtrimi, Albana Imami./ZËRI

Poll

MOS HUMB