Aktualitet

Skandali tek Magjistratura, drejtori Arben Rakipi kërkon hetim administrativ

Sipas tij hetimi duhet të fokusohet mbi shkeljet e mundshme disiplinore të kreyra nga stafi i brendshëm administrativ gjatë vlerësimit të provimit.

f.t
Skandali tek Magjistratura, drejtori Arben Rakipi kërkon hetim
Arben Rakipi

TIRANË-Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ pas skandalit me listat e studentëve fitues në këtë institucion, ku pas korrigjimeve u shtua numri i fituesve të raundit final. Sipas gazetares, Anila Hoxha, drejtori i brendshëm i këtij institucioni shprehet se hetimi duhet të fokusohet mbi shkeljet e mundshme disiplinore të kreyra nga stafi i brendshëm administrativ gjatë vlerësimit të provimit.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Komisioni Disiplinor për shqyrtimin e këtyre shkeljeve do të mblidhet paraditen e 10 qershorit në ambientet e Shkollës së Magjistraturës. Një shpjegim pritet të jepet edhe nga pjesëmarrësit në konkurs, pasi pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total. 

“Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin  civil” (i ndryshuar), të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës; si dhe të akteve të tjera nënligjore, ka nisur me Urdhër të Brendshëm të Drejtorit të Shkollës, nr 87, datë 08.05.2024, një hetim administrativ mbi shkeljet e mundshme disiplinore të kryera nga stafi i brendshëm administrativ në lidhje me pasojat e ardhura gjatë zhvillimit dhe vlerësimit elektronik (scan tron), të fazës së parë të provimit të pranimit për vitin akademik 2024-2025. Pas dorëzimit të raportit të hetimit të realizuar nga njëri prej pedagogëve të brendshëm (neni 256/2, ligji 115/2016), Komisioni Disiplinor i ngritur për shqyrtimin e këtyre shkeljeve do të mblidhet në datë 10.06.2024 , ora 10.00 në ambientet e Shkollës së Magjistraturës”,-thuhet në njoftim.

Çfarë ndodhi me listën e fituesve

Një problem i pajisjes "Scantron", bëri që 52 kandidatë ti shtohen listës së fituesëve të fazës së parë të Shkollës së Magjistraturës. Rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht pajisja ‘’Scantron’’ kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues. Shkolla e Magjistraturës deklaron se do të marrin një tjetër pajisje “Scantron”, e cila do të bëjë ri-vlerësimin nga e para, por kjo lëvizje do e kthejë procesin në pikën zero dhe ngre shumë pikëpyetje.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB