
SPANJË- Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ka rënë në prangat e policisë spanjolle këtë të hënë pasi tentoi të kalonte me dokumente false, për të udhëtuar drejt Irlandës. Shqiptari mbante një pasoportë dhe kartë identiteti, të cila i përkisnin një përsoni tjetër dhe këtë e ka vënë re doganieri, i cili më pas ka lajmëruar autoritetet. Dokumentet që mbante shqiptari i ishin vjedhur një personi në Itali
Irlanda edhe pse është vend i BE, nuk pranoi që të nënshkruaj marrëveshjen e Shengenit, prandaj për të udhëtuar në ishull duhet t’i nënshtrohesh patjetër kontrollit kufitar. Sipas autoriteteve, leja e drejtimit dhe karta e identitetit ishin tërësisht të falsifikuara, por pasaporta me të cilën ai ishte identifikuar ishte manipuluar vetëm në një pjesë të saj./ZËRI