Aktualitet

SKEMA e re: Si të marrësh letrat angleze! Shqiptarët bëhen "prindër", përdorin gratë shtatzëna për leje qëndrimi

Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti shqiptar.

k.m.
SKEMA e re: Si të marrësh letrat angleze! Shqiptarët bëhen
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Shqiptarët kanë gjetur një tjetër mënyrë për t'u integruar në Angli. Sipas "The Sun", shqiptarët kanë gjetur zonja të gatshme që t'i regjistrojnë si baballarët e fëmijëve të tyre. Kjo mundësi e re po bëhet virale edhe në TikTok. Gjatë hetimit u gjet një llogari të TikTok, e cila është fshirë, por kur ishte aktive, reklamonte se: Puna vazhdon çdo ditë. Kemi gra me fëmijë. Regjistroni fëmijët e tyre me emrin tuaj në Angli.

Madje kishin ndarë edhe imazhin e një bisede në WhatsApp mes një shqiptari dhe një gruaje, e cila ishte e regjistruar me emrin “Katy me fëmijë”. Ajo i çonte ekon e një foshnjeje, ndërsa personi tjetër i shkruante: Uau, ai duket shumë i mirë dhe i fortë.

SKEMA e re: Si të marrësh letrat angleze! Shqiptarët bëhen

Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Kjo është një mënyrë e re për të siguruar lejen e qëndrimit në Angli. Më pas, pasi pajiset me lejeqëndrimin, shqiptari mund të hapë një gjyq për atësinë e fëmijës. Duke qenë se fëmija nuk është i tyre, do lirohej nga çdo përgjegjësi, e po ashtu dalin me letra. 

Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023. Numrat në rritje kanë grumbulluar më shumë presion mbi kryeministrin Rishi Sunak, i cili është zotuar të ndalojë gomonet, por deri tani nuk ia ka dalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB