
TIRANË- Një 20-vjeçar është ai që fshihet pas “Klea Ramës”! Ermes Hoxhalli u vendos në pranga pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi në të gjithë sistemin arsimor në vend, duke përfshirë edhe “kupolën” e Ministrisë së Arsimit. I arrestuari Ermes Hoxhalli u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, ku edhe deponoi se ishte thjesht një mik i “Klea Ramës”, por të gjitha të dhënat e gjetura në telefonat dhe në laptopin e tij, treguan të kundërtën. Sipas dokumentit të siguruar nga “BoldNeës”, në pajisjet e tij kompjuterike është gjetur fotoja e këngëtares ameriakane, Gracie Abrams, por edhe logo të institucioneve që përdoreshin për certifikatat që shpërndante përmes projektit “Let’s talk about US’.
“Në foto rezulton një foto e kryeminsitrit Edi Rama dhe sipër në minisrean është fotoja e përdorur nga Klea, në profilet e saj. Ermes deklaron se nuk e ka bërë kërë gjë, ajo e ka dërguar dhe e ka hedhur edhe në Instagram. në telefonin ndodhen foto të këngëtares Gracie Abrams, të cilat përdoren nga klea në profilin e saj. Ermes deklaron se disa i ka bërë sreenshot nga profili i saj, disa i ka bërë nga Pinterest dhe ia ka dërguar Kleas me shaka, hidhi se ka hedhur foto të reja. Gjithashtu ai deklaron se në fillim kur bisedonte me Klean ka konstatuar se fotot nuk ishin të saj, por të këngëtares dhe e ka pyetur se përse ajo përdorte fotot e të tjerëve, ajo i ka thënë se ajo dilte në media dhe nuk përdorte fotot e saj. I pyetur pse në telefonin e tij ndodhet një vërtetim ku Klea Rama, rezulton nxënëse e shkollës "Sami Frashëri" deklaron se këtë vërtetim ia ka dërguar Klea kur e kishte pyetur se ku e kishte kryer gjimnazin. I pyetur se përse në telefonin e tij ka email të Kleas, ajo u shpreh se në email ka komunikuar ajo dhe ai i ka ruajtur, por kurrë nuk i ka përdorur dhe ka komunikuar me to. I pyetur nëse e ka përmendur Klea Ramën te ndonjë përfaqësue si Ministrisë së Arsimit, ai deklaron se Klea Ramën e ka përmendur vetëm tek shtetësia Antoneta Suta, ZVA Lezhë. Shtetasit Ermes Hoxhalli iu këqyr telefoni Iphonë 8+ në aplikacion eu gjetën video të zv.minisres Nina Guga, Valentina Lamaj me Klotilda Jaupi, Bora Muzhaqi, Valentina Lamaj dhe Mimi Kodheli. Ka foto të vulave të institucioneve, foto të certifikateve të Klea Ramës në vitin 2023, foto të kryeministrit dhe këngëtares Gracie Abrams, foto të editimit të logos "Let's talk together". Fotova të hapave të pasëordit të LTTAUSA.GOV.STATE, foto të pasëordit të futej në rrjet. Po ashtu, iu sekuestrua edhe një Iphone X, nga numri i të cilit i ishte dërguar mesazh ministren Nina Guga dhe Rezara Alla, të cilat janë pyetur në lidhje me Klea Ramën,”-mësohet se është shprehur në Prokurori i riu.
Si ra Prokuroria në gjurmët e të riut?

Ermes Hoxhalli pretendon se ka komunikuar për herë të parë me “Klean” në vitin 2021, pas një projekti që po zhvillohej në gjimnazin e Bilishtit. Më pas, pretendon se kontaktet i kishin vendosur në vitin 2023, pasi kishte menduar se “Klea” kishte kontakte të “forta” me qeverinë dhe ndaj kishte vendosur që të vazhdonte bisedën me të. Madje për ta bindur për lidhjet që kishte, 20-vjeçari pretendoi se Klea i kishte treguar edhe një video ku ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e kishte uruar për ditëlindje. Shpjegimin se përse në telefonat e tij kishte programe për bashkim fotosh, formate certifikatash, logo të Departamentit të Shtetit, të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, Hoxholli e dha para prokurorit të çështjes, por nuk bindi. Sipas tij, “Klea” e angazhonte për të përgatitur grafikisht certifikatat që shpërndaheshin në kuadër të projektit “Let’s talk about Us 2023-2024”.
Megjithatë çdo mbrojtje që i bëri vetes ishte e kotë, pasi “Klea Rama” ishte, në fakt, Ermes Hoxhalli…
Studenti i Arteve dhe “teatri në shkolla”
Hoxhalli, si student i Arteve kishte dalë edhe vetë nëpër gjimnazet e vendit për të promovuar një “festival teatral”. Një nga personat që e ka takuar të riun tregon për ZËRI-n se: Ky erdhi nga dhjetori tek shkolle për audicione për festival teatri. Ka qenë edhe në shkollat e tjera. Na bëri audicione dhe që atëherë nuk u dëgjua më për të. Ky ishte student i vitit të parë tek Akademia e Arteve dhe kishte marrë përsipër që të bënte një festival me përmbajtje jo shumë të qartë, por që kishte të bënte me letërsinë. Erdhi te shkolla na bëri audicionet. Njeri normal u duk në pamje të parë, por…nuk ishte më shumë se 19 vjeç. Ne, me vete thamë që ky kalama ishte për vete…Deri këtu e kemi njohur pastaj nuk u dëgjua më për projektin!
Dhe vërtetë, projektin e tij e kishte vendosur që ta bënte edhe në qytete të tjera të vendit. Një rast kur “Klea” ka ndërhyrë në Lezhë! Në qershor të vitit 2024, personazhi “Klea Rama”, sërish duke u prezantuar se mbesa e kryeministrin, lidhi kontakt me drejtoreshën e Zyrës Arsimore të Lezhës, Valentina Suta. Në bisedë e sipër i kërkoi që të ndihmonte mikun e saj Ermes Hoxhallin, pra vetë atë…për një projekt për teatrot rinore. Në këtë komunikim, “Klea” jep gjeneralitetet e plota të Hoxhallit dhe informon drejtoreshën arsimore të Lezhës se ai është student në Akademinë e Arteve. Por, në momentin që drejtoresha e Arsimit në Lezhë i kalon ‘linjën’ drejtorit të Kulturës në Bashki, Klea bën hapa pas…
“Nuk flas dot drejtpërdrejtë, pasi “xhaxhi” nuk më lejon të flasë me zyrtarët sepse mund të kthehet në problem nëpër lajme.”
Megjithatë hetimet vazhdojnë, pasi nuk përjashtohet mundësia që Hoxholli të ketë pasur edhe persona të tjerë që e kanë ndihmuar në "perfeksionimin" e kësaj skeme mashtrimi. Sa i përket institucioneve, ende nuk ka akoma një përgjigje lidhur me pyetjet që ZËRI i dërgoi zyrtarisht via email për të zbuluar sesi kishin rënë pre e skemës./ZËRI