Aktualitet

“SKY ECC”nxjerr zbuluar bandën shqiptaro-italiane, sekuestrohet kokainë dhe 1.3 milionë euro

Gjatë operacionit në total u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro. Droga e ardhur kryesisht nga Spanja, por edhe nga Kalabria, transportohej në Andria, por në disa raste edhe në Fasano.

Zeri
“SKY ECC”nxjerr zbuluar bandën shqiptaro-italiane, sekuestrohet
droga e sekuestruar

ITALI- Një operacion i policisë italiane ka goditir një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg. Siç raportohet nga mediat e huaja kontrollet e policisë janë kryer në Bari dhe Brindisi, ku u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 1 milionë euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit.

Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve janë identifikuar edhe dy shpiptarë Klisman Curraj, 31 vjeç dhe Dorjan Dushkaj 33 vjeç. Gjatë operacionit në total u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro. Droga e ardhur kryesisht nga Spanja, por edhe nga Kalabria, transportohej në Andria, por në disa raste edhe në Fasano.

Hetimi i nisur më 26 tetor 2019 u krye nëpërmjet përdorimit jo vetëm të veprimtarive të policisë gjyqësore si përgjimet telefonike, analiza e të dhënave telefonike, por edhe ekzaminimi i përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar “Sky Ecc”.

Poll

MOS HUMB