Aktualitet

SPAK ka "SkyECC' e Laert Haxhiut, ripyeten të arrestuar, mes tyre edhe Marjus Tafani

I pari që është marrë në pyetje është bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani. Kjo pasi në rrëfimin e tij për Prokurorinë e Elbasanit, ai ka rrëfyer se si bashkë me 15 persona të tjerë, kishin kryer disa vepra penale, mes tyre dhe disa vrasje.

k.m.

SPAK ka "SkyECC' e Laert Haxhiut, ripyeten të arrestuar, mes tyre
Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rënë në gjurmët e kanalit të "SkyECC", i cili përdorej nga Laert Haxhiu. Kjo e dhënë në duart e hetuesëve të SPAK dhe të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka bërë që të rinisë marrja në pyetje e "ushtarëve" të tij. I pari që është marrë në pyetje është bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani. Kjo pasi në rrëfimin e tij për Prokurorinë e Elbasanit, ai ka rrëfyer se si bashkë me 15 persona të tjerë, kishin kryer disa vepra penale, mes tyre dhe disa vrasje.

Dosja nga Prokuroria e Elbasanit ka kaluar në SPAK, ndaj edhe Tafani po jep edhe njëherë dëshmitë e tij, për t'u verifikuar me persona të tjerë që janë akuzuar prej tij si bashkëpunëtorë në vrasje. Njëri pas tjetrit, ata janë të shoqëruar nga paraburgimi në ambientet e SPAK. Mirëpo, "Klan", ende nuk i ka bërë me dije emrat e personave që janë thirrur për të dëshmuar.

Laert Haxhiu aktualisht ndodhet i prangosur në Greqi, në burgun e Koridhalos. Nga qelia ka rrëfyer se Aldo Bare (Alfred Shkurti) që ndodhet pas hekurave në Shqipëri dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm ka paguar 1 milion euro për ‘kokën’ e tij. Arsyeja?

“Masakra e Lushnjes”, ngjarje e ndodhur në shtator të vitt 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB