Aktualitet

Mjeti në Librazhd përfundon në lumin Shkumbin, 1 i vdekur 

Një makinë tip Benz me targa AB297FX, i cili drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

k.m.
Mjeti në Librazhd përfundon në lumin Shkumbin, 1 i vdekur 
Aksidenti në Librazhd

LIBRAZHD- Një i ri ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Qafë-Thanë, pranë vendit të quajtur mbikalimi i trenit në Dragostunjë. Një makinë tip Benz me targa AB297FX, i cili drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 50 metra poshtë tranversës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një nga pasagjerët dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

PASAGJERËT NË MJET: 

I plagosur- Meglind Kristo Zeneli 07.06.2003(drejtuesi i mjetit)

I plagosur- Gerald Agim Verçani15.052005(pasagjer)

I plagosur- Janikos Jorgo Shyti15.09.2004(pasagjer)

Viktima- Dorian Fatmir Belba(pasagjer)

“Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Qukës-Shkumbin, nga Bashkia Prrenjas, por fatmirësisht të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB