
TIRANË- Pas rrëzimit dy propozimeve, Struktrua e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar para trupës gjykuese 3-anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares anëtare Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani dhe 19 personave të tjerë. Kjo për shkak se ka një konflikt interesi mes gjyqtares Entela Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, Sokol Harizaj pasi ata rezultojnë se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.
Kështu, në këtë rast, SPAK i ka dhënë përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.
Gentian Sharra, 50 vjeç, është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit si njeriu që lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas. Në të shkuarën ai ka qënë i dënuar më pare për trafik droge. Ai u vu në pranga më 19 maj të 2022, pas një aksioni të zhvilluar nga RENEA pas rrëfimit të Nuredin Dumanit./ZËRI