TIRANË- Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar sot në Greqi, pas lëshimit të një urdhri arresti nga SPAK.
Shtufi dyshohet për pastrim parash në kuadër të një operacioni që goditi një grup të trafikut të drogës, të drejtuar nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.
Biznesmeni Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, por dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal duke pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.
Në kuadër të operacionit kundër grupit kriminal të trafikut të drogës, SPAK ka vendosur sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm pasurish që lidhen me biznesmenin Ilir Shtufi. Po ashtu, janë lëshuar 20 masa sigurie. /ZËRI