Aktualitet

SPAK mbylli hetimet për “Sterilizimin”, sa vite burg rrezikon Ilir Beqaj

Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim, e cila dënohet maksimumi me 7 vite burg

E.K
SPAK mbylli hetimet për “Sterilizimin”, sa vite burg rrezikon
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të njihet zyrtarisht të hënën me akuzën që SPAK i ka ngritur për koncensionin e sterilizimit. Burimet i thanë ZËRIT se SPAK ka mbyllur hetimet për 9 personat e pandehur në këtë dosje, ndërsa Ilir Beqaj do të akuzohet për veprën penale ‘shpërdoriim detyre’ e kryer në bashkëpunim. Kjo vepër penale, e cila parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal parashikon dënimin me burg deri në 7 vite të funksionarit publik.

Neni 248 parashikon

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Ilir Beqaj aktualisht është nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ njëherë në javë për t’u paraqitur para oficerëve gjyqësore, dhe për të dalë jashtë vendit.

Të pandehurit e tjerë në dosjen e sterilizimit janë:

1. Klodian Rjepaj, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

2. Ilir Rrapaj, i cili ndodhet nën masën e sigurisë të arrestit me burg parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

3. Marsela Serjanaj, e cila është nën masën “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

4. Saimir Kadiu, i cili ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

5. Arben Gjata, i cili ndodhet aktualisht nën masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

6. Petro Mersini, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

7. Genc Byrazeri, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

8. Naile Ajazi, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Poll

MOS HUMB