
TIRANË- Përveç pasurive të Ahmet Isufajt, i njohur si xhaxhai i Ben Qimes, SPAK ka konfiskuar dhe sekuestruar pasuritë e tre personave të tjerë, mes tyre dhe një shtetas belg, pasi dyshohet se janë produkt i pastrimit të parave që rrjedhin nga aktiviteti Kriminal. Kështu SPAK ka kaluar për llogari të shtetit pasuritë e Lulzim Zefit, shqiptarit i cili është dënuar me 12 vite burg në Angli për trafik droge.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se janë sekuestruar 17 pasuritë e Zefit si dhe personave të lidhur me të.
Anëtarët e një bande kriminale shqiptare të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani u dënuan total me 43 vite burg. Pjesëtarët e grupit kriminal u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Ai u dënua me 12 vite burg.
Pasuritë e sekuestruara:
Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G40, zk. 3866, vol 30, fq 244, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G41, zk. 3866, vol 30, fq 245, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.41, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G42, zk. 3866, vol 30, fq 246, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.42, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit “Garazh” me nr. pasurie 342/29-G43, zk. 3866, vol 30, fq 247, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.43, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G44, vol 30, fq. 248, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G45, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit “Garazh” me nr.Pasurie 342/29-G46, vol 30, fq 250, zk. 3866 me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.46, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G47, vol 31, fq. 1, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G48, vol 31, fq. 2, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G55, vol 31, fq. 9, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G56, vol 31, fq. 10, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G57, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G58, vol 31, fq. 12, në ZK 3866, me adrese në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G59, vol 31, fq. 13, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G60, vol 31, fq.14, në ZK 3866, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G61, vol 31, fq 15, zk. 3866, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.61, në pronësi të shtetasit Fran Zefi.
Automjetin, lloji autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “SL 55 AMG”, në pronësi të shtetasit A. Gegaj;
SPAK ka sekuestruar edhe pasuritë e Zaim Tafës, i njohur si një prej personave më me ndikim në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Tafës dhe familjarëve të tij i janë sekuestruar 5 pasuri, mes tyre apartamente, truall dhe makinë luksoze. Zaim Tafa u arrestua për trafikimin e një sasie prej 40 kilogramë heroinë, e cila vinte nga Gjermania në Shqipëri. Sipas dosjes Zaim Tafa rezultonte personi pritës i mallit.
Pasuritë e sekuestruara:
Pasuria e llojit “Arë + Truall”, me sipërfaqe totale 4500 m², nga të cilat 3060 m² është “Truall” dhe 1160 m² është “Ndërtesë”, e cila ndodhet në Bishanak-Fier, (adresa e saktë e pasurisë Grizë, Patos), në emër të Zaim Rrapush Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje, mbi të cilën është ndërtuar Bar-Restorant “Kështjella”;
Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1500 m², e cila ndodhet në Patos, në emër të Zaim Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje (përdorur për ngritjen e ndërtesës që funksionon si “Bar-Restorant Kështjella” dhe te ambienteve të saj), në pronësi të Zaim Tafa;
Pasuria, objekt “Tokë”, me sipërfaqe 440m2, me adresë në Çukë, në qytetin e Sarandës (deklaruar si objekt lokal dhe banesë, nga Zaim Tafa dhe Tefta Tafa);
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63 m², me adresë lagjja nr.4 Sarandë;
Automjet tip “BMË X5 30D”, ngjyrë e bardhë, e blerë me LEASSING, në pronësi të Zaim Tafa;
Automjet tip “Audi A4”, ngjyrë e zezë, viti prodhimit 2012, në pronesi të Erion Zaim Tafa;
Automjet tip “Daimler Chrysler-B200 CDI”, në pronësi të E. A.;
Përveç dy shtetasve shqiptarë, SPAK ka sekuestruar dhe pasuritë e një shtetasi belg, Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.
Ky sekuestrim është bërë mbi bazën e dispozitave të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017. Pasuritë e seksuestruara janë si më poshtë vijon:
1. Pasuria me sipërfaqe 122.8 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, përfituar me kontratë shitje për shumën prej 45 000 Euro;
2. Pasuria me sipërfaqe 72.90 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 25 000 Euro;
3. Pasuria me sipërfaqe 108 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 35 000 Euro;
4. Pasuria me sipërfaqe 115 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 35 000 Euro;
5. Pasuria me sipërfaqe 58.80 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 25 000 Euro;
6. Pasuria e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë + truall”, me sipërfaqe 5 150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 000 Euro;
7. Pasuria me sipërfaqe 550 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
8. Pasuria me sipërfaqe 2 890 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
9. Pasuria me sipërfaqe 1 180 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
10. Pasuria me sipërfaqe 1 900 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
4 pasuri në emër të shtetasit Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufajt, një personazh i njohur i botës së krimit në Fier, do t’i kalojnë në llogari shtetit.
Isufajt i janë konfiskuar 1 ndërtesë, 1 truall, një dyqan dhe një makinë, ndërkohë që emri i tij ka dalë në skenë gjatë Operacionit Forca e Ligjit (OFL).Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Ahmet Isufaj, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me të, si më poshtë vijojnë:
1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;
2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;
3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;
4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie ËAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;
Prokuroria ka dyshime se pasuritë e mësipërme janë vënë në sajë të veprimtarisë kriminale të Isufajt. Vetë Ahmet Isufaj ka pasur disa çështje penale të hapura në Shqipëri dhe në Kosovë, për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike./Zëri.ai