TIRANË- Një operacion i gjerë policor në Tiranë, i zhvilluar mbrëmjen e së hënës, ka çuar në goditjen e tre qendrave call center të dyshuara për përfshirje në një skemë të organizuar mashtrimi ndaj qytetarëve europianë. Lidhur me këtë aksion, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje sa i përket emrit, bosit, që fshihet pas rrjetit.
Sipas gazetares, aktualisht po bëhen kërkime për pronarët e vërtetë të këtyre Call Centrave dhe gjetjen e provave për të arritur deri te 'truri' i rrjetit. Ky i fundit, sipas gazetaret, dyshohet se është një personazh i njohur, i cili bashkëpunon me gruan e tij në aktivitetin e paligjshëm.
“Po hetohet vetëm në një pistë për identifikimin e pronarëve të call center-ave. Në një mënyrë, prokuroria pak a shumë e ka të qartë se kush janë këta emra të dyshuar. Ky është një hetim që ka zgjatur dy vjet tashmë. Së pari do shkohet te provat, nga pyetja e personave të pyetur, nga kërkimet, gjetjet, mënyra se si janë pastruar paratë, ende nuk e kanë shpallur në kërkim bosin e Call-Center, së bashku me bashkëshorten e tij, nuk është një personazh i panjohur. Është personazh që njihet në rrethin e atyre që konsiderohen bosët e Call-Center-ave.", tha gazetarja Lala.