Aktualitet

SPAK ‘zbarkon’ në Berat, arrestohet ish-oficeri i Policisë Gjyqësore

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive

E.K
SPAK ‘zbarkon’ në Berat, arrestohet ish-oficeri i Policisë
SPAK

BERAT- Një ish-oficer i policisë gjyqësore është vënë në pranga me urdhër të SPAK, për korrupsion.

GJKKO, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore Ledio Ferzaj 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.

Poll

MOS HUMB