Bota

Stano: Diplomatët e BE-së dhe SHBA-së takime me Kurtin dhe Vuçiç!

Zëdhënësi BE, Peter Stano deklaroi se Bashkimi Europian ka pritshmëri të larta, se dyja vendet, do vazhdojnë dialogun dhe do zbatojnë detyrimet nga marrëveshjet.

D.XH
Stano: Diplomatët e BE-së dhe SHBA-së takime me Kurtin dhe
Peter Stano

PRISHTINË- Të dërguarit e BE-së, të SHBA-ve, por edhe këshilltarët e sigurisë së liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë do të vijnë nesër në Prishtinë dhe më pas do të udhëtojnë në Beograd.

Në lidhje me këtë vizitë, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha për agjencinë e lajmeve Beta se Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për sigurinë, do të zhvillojnë bisedime me Kurtin dhe Vuçiç, me pritshmëri të larta, se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të zbatojnë detyrimet e tyre, pa vonesa e kushte.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se autoritetet serbe do të duhet të zbardhin sulmin e ndodhur në Banjskë të Zveçanit.

Sipas diplomatëve ndërkombëtarë, Prishtina dhe Beogradi duhet ta kenë parasysh, se dialogu shërben, që Kosova dhe Serbia të japin një shembull për të ardhmen europiane të tyre dhe rajonit.

Nesër, më 21 tetor, pesë diplomatë perëndimorë do mbërrijnë në Kosovë dhe Beograd, në përpjekje për të bindur Prishtinën dhe Beogradin të ulen në bisedime./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB