Aktualitet

'Statusin mos prisni të na e jepni pas vdekje', minatorët protestë para Kuvendit

Me pankarta në duar ata kërkonin rishikimin e pensionit dhe kushteve të tyre të punës. Po ashtu miratimin nga Kuvendi të Statusit të Minatorit.

E.K
'Statusin mos prisni të na e jepni pas vdekje', minatorët
Pamje nga protesta

TIRANË- Minatorët janë ngritur sërish në protetë këtë të enjte, tashmë të pozicionuar përpara selisë së Parlamentit ndërkohë që deputetët kalonin para tyre për të marrë pjesë në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Me pankarta në duar ata kërkonin rishikimin e pensionit dhe kushteve të tyre të punës. Po ashtu miratimin nga Kuvendi të Statusit të Minatorit.

'Statusin mos prisni të na e jepni pas vdekje', minatorët
Pamje nga protesta
'Statusin mos prisni të na e jepni pas vdekje', minatorët
Pamje nga protesta

“Po vidhni miliona ndërsa populli ha bukë thatë. Më i larti tensioni sesa pensioni”, shkruhej në një pankartë.

“Fëmijët tuaj i çoni nëpër botë. I kërkojmë parlamentit të shikojë pensionin e minatorëve”-tha në minator gjatë fjalës së tij.

 ‘Statusin e minatorit, mos prisni të na e jepni pas vdekje’, shkruhej në një tjetër pankartë.

Protesta e tyre vijon prej muajsh. Ata kërkojnë të përfitojnë statusin e minatorit. Ndërkohë që kërkojnë kushte më të mira pune. Incidenet në minierën e Bulqizës nuk janë të pakta ndërsa shumë minatorë kanë humbur dhe jetën gjatë orarit të punës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB