Aktualitet

Strasburgu "foli"! A do rihetohet "21 janari"? Prokuroria e Tiranës: Presim ekspertizat e plumbit

Në vendimin e publikuar dje nga Gjykata e Strasburgut, trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se ka 2 shkelje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes, duke bërë përgjegjës shtetin shqiptar. Por deri më tani, asnjë nga organet hetuese në Shqipëri nuk kanë reaguar. 

k.m.

Strasburgu "foli"! A do rihetohet "21 janari"? Prokuroria e
Aleks Nika

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin duket se nuk e ka vendosur në lëvizje as Prokurorinë e Tiranës dhe as Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vendimin e publikuar dje nga Gjykata e Strasburgut, trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se ka 2 shkelje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes, duke bërë përgjegjës shtetin shqiptar. Por deri më tani, asnjë nga organet hetuese në Shqipëri nuk kanë reaguar. 

Avokati i familjes së Aleks Nikës, Idajet Beqiri, thotë se dosja duhet të hetohet nga SPAK ku duhet të thirret ish-kryeministri Sali Berisha. Madje ky i fundit, i pyetur nga mikrofoni i Zëri.ai, u shpreh i gatshëm që të rihetohej roli i tij në ngjarjen ku humbën jetën 4 protestues. 

Burime të prokurorisë, të pyetura nga Report TV në lidhje me dosjen “21 janari” thanë se aktualisht dosja për vrasjen e Aleks Nikës, është e hapur në prokurorinë e Tiranës e cila është në pritje të përgjigjes së letërporosive nga Italia për ekspertimin e plumbit të gjetur në trupin e viktimës. Po ashtu, është theksuar se nuk është vetëm një por disa ekspertiza që priten. Plumbi u dërgua në Itali, për shkak të dëmtimeve që kishte marrë kur u nxorr nga koka e Aleks Nikës në një spital në Turqi. Ekspertët pretendojnë se ajo që ka mbetur nga gëzhoja ka pësuar deformim të madh duke prishur vjaskat, karakteristika këto që lihen nga tyta e armës në momentin e qitjes. Asokohe predha u dërgua në një laborator kriminalistik në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nga analiza nuk ishin përftuar të dhëna për identifikimin e armës që ka kryer qitjen. Për këtë arsye, vrasja e Aleks Nikës mbeti pa autor dhe nuk u përfshi në gjykimin e gardistëve të akuzuar për çështjen e 21 janarit.

Më 9 shkurt të këtij viti, Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin. Kallëzimi ishte bazuar mbi të rejat e kasetës që publikoi gazetari investigativ, Artan Hoxha. Atë kohë, Partia Socialiste kërkoi që SPAK të zbardhë 21 janarin, duke kallëzuar penalisht për vrasje në rrethana cilësuese ish-kryeministrin Sali Berishën, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin, të cilët dëgjohen teksa flasin në audion e publikuar.

PËRGJIMET E PLOTA: 

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar më 20 janar materiale e reja. Biseda zhvillohet mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr. Madje kodi është "gati për zjarr ta-ta-ta", ndërsa në një moment të dytë në radio flet edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por gazetari zgjodhi që të mos i publikonte fjalët e tij.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka një qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3

Përgjimin, Artan Hoxha tha se nuk e kishte më vetë por deklaroi publikisht se ia kishte dhënë Mark Nikës (xhaxhait të Aleks Nikës); nga ana tjetër, Nika nga ana e tij refuzoi t’ia jepte Prokurorisë së Tiranës duke u shprehur se dokumentin që ka, nuk do t'ja jepte askujt tjetër përveç SPAK-ut. Po ashtu, tha se hetimet duhet në nisin nga e para dhe në lidhje me këtë duhet të merren në pyetje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

"Të bëhet një hetim i gjithanshëm duke pyetur dhe dëshmitarë. Ata kanë qëndruar jashtë procesit hetimor, janë në Kuvend si Berisha dhe Basha, kanë qenë të dy Berisha dhe Basha. Kanë pranuar vetë botërisht se i kemi vrarë dhe vrasim përsëri, ndërsa Basha tha se vrasje janë legjitime këto dy persona nuk janë thirrur nga prokuroria e Tiranës. Kemi kërkuar nga Strasburgut nëse është i drejtë apo jo. E detyron drejtësinë shqiptare të merret me ketë punë. Të kryejnë hetimet drejtësia. Fajtorët urdhëruesit dhe ekzekutorët i përcakton gjykata. Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur disa. Ata kanë gjuajtur për të vrarë njerëz. Çështja po të hetohet me drejtësi një hap i ndan. Kemi kërkuar nga SPAK-u që çështja të hetohet. Është një interpretim procedurial, ne nuk duam që prokuroria e Tiranës të merret me këtë hetim. Ata kanë pasur trysni dhe s’ka pas vullnet të merren me këtë punë. Kanë ndrojtje frikë, i kam kërkuar prokurorisë së Tiranës të thërrasin Berishën dhe Bashën. Nuk mundet një drejtësi e pavarur të deklaroi të pafajshëm vrasësit dhe porositësit. Na lehtëson se ata nuk kthehen më,"-tha për mediat, xhaxhai i Aleks Nikës.

Përgjigjen zyrtare, Partia Socialiste dhe familjarët e viktimave e kanë marrë nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili iu drejtua me një shkesë zyrtare. Më 28 shkurt, Dumani tha se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga SPAK. Por fillimisht do i duhet që të presin.

Strasburgu "foli"! A do rihetohet "21 janari"? Prokuroria eStrasburgu "foli"! A do rihetohet "21 janari"? Prokuroria eStrasburgu "foli"! A do rihetohet "21 janari"? Prokuroria e

“Referuar nenit 75/a, 76 dhe 28 te K.Pr.Penale ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me nr. K.137 prot., date 16.02.2023, me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në letrën e Dumanit.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB