Aktualitet

Vrasja e Nezir e Gentian Beqirit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Ardian Çapjan

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me burg përjetë Ardian Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun.

D.XH

Vrasja e Nezir e Gentian Beqirit, Apeli i GJKKO lë në fuqi

TIRANË – Gjykata e Apelit e GJKKO ka shpallur sot vendimin për Ardian Çapjan dhe 5 të pandehurit e tjerë, që u shpallën fajtorë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit më datë 15 gusht 2012.

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ndërsa, gjykata ka dënuar me 25 vite burg Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua 15 vite.

Si ndodhi vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit?

Zbardhja e ngjarjes së rëndë u bë, pas dëshmisë së dhënë nga ana e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi. Ai ka thënë se Ardian Çapja i kishte dhuruar 50 mijë euro për të vrarë Gentjan Beqirin dhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Bardhi ka thënë se Gentjan Beqirin e ka ekzektuar vetë me 4 plumba, ndërsa Nezir Beqirin e ka vrarë Olsi Leku. Në lidhje me këtë ngjarje, Ardian dhe Florenc Çapja kanë thënë se një natë përpara se të ndodhin vrasjet, ata kanë qenë në Maqedoninë e Veriut. Kjo dëshmi e tyre besohet se ka qenë alibi.

Besohet se vrasja e Gentjan Beqirit është porositur për hasmëri. Kjo, pasi Gentjan Beqiri dyshohej se ka vrarë Sokol Çapjan më 2005. Akuzat e SPAK dhe dëshmitë e të pandehurit janë kundërshtuar nga Ardian Çapja./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB