
Bresher ne Tirane
TIRANË- Tirana është përfshirë mbrëmjen e sotme nga reshje breshëri dhe një stuhi e fortë ere. Reshjet e breshërit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Deri tani nuk raportohet për dëme në rrugë.
Ndërkohë dita e enjte do të vijojë me reshje të dendura shiu. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 11m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë./ZËRI
Poll