Aktualitet

TABELA-Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

Pas Shqipërisë renditet Serbia

F.I
TABELA-Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Rreth 1.2 milionë persona nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në testimin ndërkombëtar të IQ-së, i zhvilluar në dhjetëra shtete të ndryshme, me qëllim matjen e nivelit mesatar të inteligjencës sipas vendeve. Sipas të dhënave të publikuara nga International IQ Test, Shqipëria renditet në vendin e 19-të nga 137 shtete të përfshira në studim, me një mesatare prej 101 pikësh.

TABELA-Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi
TABELA

Pas Shqipërisë renditet Serbia, në vendin e 32-të me 99.8 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen përkatësisht në vendin e 45-të dhe 51-të. Bosnje-Hercegovina mbyll listën e rajonit, në vendin e 67-të. 

Vendet aziatike dominojnë renditjen globale. Koreja e Jugut mban vendin e parë si shteti me IQ-në më të lartë në botë, e ndjekur nga Kina dhe Japonia. Këto vende njihen për investimet e forta në arsim, teknologji dhe kërkim shkencor, si dhe për ritmin e shpejtë të zhvillimit ekonomik dhe inovativ. Në Evropë, rezultatet më të larta regjistrohen nga Rusia dhe Spanja

Poll

MOS HUMB