
TIRANË- Pika e shkëmbimit të parave mes personave që kontrabandonin medikamente ishte dhe kazinoja tek Tajvani. Në dosjen e siguruar nga Zëri.ai duket edhe biseda e Dine Thaqit, i cili pyeste furnizuesit nëse i kishin gati porositë dhe insistonte për takim.
Ata madje kishin shkëmbyer edhe një zarf tek Tajvani pasi subjekti kishte qenë aty përgjatë gjithë natës, tek kazinoja. Dine Thaqi është me origjinë nga Kosova dhe dyshohet se kishte sjellë porosi nga pika kufitare e Kosovës.
Në bisedat e datës 17.10.2023, duket pas blerjes nga i infiltruari, kërkonin informacion pasi dyshonin se ishin punonjës të SHIK. Dyshimet janë ngritur pasi i infiltruari ishte paraqitur me emra farmacish, të cilat nuk ekzistonin, në takimin e tyre të parë.
Pjesë nga dosja:
Në komunikimin e datës 17.10.2023 është shprehur se pas blerjes së bërë nga ana jonë Djevi Beqiri komunikon me këtë shtetas dhe e pyet nëse njeh ndonjë shpërndarës me flokë kaçurrela nga Saranda dhe një farmaci Ola në Fier pasi dyshon se dy person që i janë paraqitur bashkë, janë punonjës të SHIK-ut.
Në bisedën e kryer më datë 17.10.2023 që zhvillon me shtetasin Dinë Thaqi dhe e pyet për farmacinë 'Ola' fillimisht ai shprehet se ka qenë, por që tani është mbyllur dhe i konfirmon se ka qenë tek Pediatria siç i është kërkuar më herët.


Çfarë ndodhi sot?
16 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës këtë të shtunë nën akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se grupi kontrabandonte medikamentet mjekësore nga Greqia, Italia e Kosova e më pas i shpërndante në qytete të ndryshme të vendit me çmime shumë herë më të larta. Farmacistët i porosisnin ilaçet në aplikacionin “ËhatsApp” tek “furnizuesit”, të cilët bënin më pas shpërndarjen. Në pranga kanë rënë: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj./Zëri.ai