
TIRANË- Franc dhe Hajdar Çopja janë dy vëllezërit që drejtojnë një nga grupet më të rrezikshme në vend, por që janë goditur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Por ku ndodhen sot ata?
Të dy janë vënë në praga dhe ndodhen pas hekurave. Franc Çopja ndodhet në burg në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja është arrestuar në Dubai. Franc Çopja është kapur në Dubai, por është ekstraduar drejt Belgjikës, vend që e kishte shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në 27 nëntor 2020. Ekstradimi i tij u realizua, pasi Franc Çopja që përdorte identitetin Franc Gergely, nuk ka qëndruar në Dubai, por në një nga Emiratet e tjera, ku edhe ligjet ndryshojnë.
Ndërsa Hajdar Bako (Çopja), i njohur ndryshe dhe si Dari i Elbasanit u vu në pranga në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçarin shqiptari Hajdar Bako (i njohur me nofkën "Dari i Dubait"), pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për plagosje. 40-vjeçari, i lindur në Elbasan, në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Bako, së bashku me 4 persona të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona të identifikuar: Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini.
Tashmë dyshja kërkohen për një sërë atentatesh, pas operacionit ‘Plumbi i artë 2’ që u zhvillua dhe u lëshuan 33 urdhërarreste.
Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare. Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja i prangosur në Dubai. Në total janë lëshuar 33 masa sigurie, por janë ekzekutuar vetëm 15.