
PRISHTINË – Situata në Kosovë duket tepër e acarruar, jo vetëm në terren, por edhe në studio televizive. Një debat shumë i ashpër është zhvilluar ndërmjet analistit Astrit Gashi dhe ish-të burgosurit politik, Afrim Caka.
Analisti Gashi gjatë emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini theksoi se nuk është fans e ithtar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Nuk jam fans i asocacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.
Por, pas kësaj ka reaguar ish-i burgosuri politik Afrim Caka, që i adresoi një akuzë të rëndë. Caka i tha Gashit se fjalët i nga Serbia.
“Fjalët i ke pak nga Serbia. Ne po të ndjekim çdo natë në televizion dhe nga Serbia i ke fjalët”, tha Caka. Pas kësaj, moderatori i ka thënë Cakës që të lërë studion. Gashi më pas deklaroi se për të është një akuzë e fortë që të “ketë fjalët nga Serbia” dhe se nuk do ta lërë me kaq këtë debat. Në këtë diskutim ndërhynë edhe panelistët e tjerë.
Astrit Gashi ka reaguar pas debatit që zhvilloi në emision.
“Krejt e dijnë që unë nuk e kapi për fyti askënd. E dijnë edhe që asnjë mililitër dhunë nuk lëviz nëpër gjakun tim. Akuza e tij ishte e poshtër. E papranueshme dhe e patejkalueshme. Reagimi ishte i duhur.
Une nuk e kapi për fyti askëënd, por as mendimin e as veprimin tim s'mund të ma kap për fyti askush.
Unë refuzoj të nënshtrohem, refuzoj të pajtohem me të keqen!
Megjithatë, gjuha ime nuk ishte e duhura ndaj të moshuarit. Kërkoj ndjesë për këtë. Ndonëse reagimi im ishte njerëzor dhe konform shpifjes, unë nuk jam gjuha që e kam përdorur.
Kur mos harroni se një akuzë çfarë më është bërë është thirrje për vrasje! Nuk ndihem i kërcenuar, sepse shoqëria kosovare më njeh dhe di të bëjë dallimin! Vetes dhe atyre ja u kam borxh këtë sqarim!”, shkroi Gashi në “Facebook”.
Kujtojmë se një grup i armatosur i përbërë nga serbë sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë policin hero Afrim Bunjaku. Pasi nuk u vetëdorëzuan, Policia e Kosovës ekzekutoi tre terroristë, që ishin mbyllur në një manastir në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se bandat serbe në veriun e Kosovës nuk duhen lejuar dhe se askush nuk mund të luajë dot me Policinë e Kosovës dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës./Zëri.ai/