Aktualitet

Të rinj, por...të kujdesshëm! Si i reklamonin armët në Durrës, nuk i preknin pa plastmas

Dy të rinjtë e arrestuar Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho 19 vjeç, i shisnin armët por kujdeseshin që të mos pikaseshin nga Policia. 

k.m.
Të rinj, por...të kujdesshëm! Si i reklamonin armët në
Pamje nga baza e armëve

DURRËS- Një bazë armësh u zbulua edhe në Durrës, e cila shërbente për të furnizuar grupet kriminale. Por edhe në këtë rast, ashtu si edhe në Vlorë, nuk dihet për kë ruheshin këto armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Dy të rinjtë e arrestuar Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho 19 vjeç, i shisnin armët por kujdeseshin që të mos pikaseshin nga Policia. 

Të rinj, por...të kujdesshëm! Si i reklamonin armët në
Hekuran Troplini dhe Emiljano Pasho

"Top Channel" ka siguruar fotot e dy të rinjve, që pozonin me armët, por gjithmonë duke treguar kujdes të veçantë që të mos linin gjurmët e tyre. Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, edhe pse pozonin me armët, ata nuk i preknin kurrë, ndaj në rastin e fotos kanë përdorur plastmas sa për t'i mbajtur në duar.

Çmimin e 'produkteve' e varionin nga 800 deri në 1000 euro. Por para se ta shisnin, armës i hiqnin shulin dhe fshihnin në pjesë të vjetra makinash më mënyrë që edhe nëse do të kapeshin nga Policia, të ishin të "mbrojtur". Në kushte të tilla, arma nuk do të ishte e rregullt pasi nuk mund të qëllojë, ndaj edhe ata nuk mund të arrestoheshin për armëmbajtje pa leje. Pjesën e hequr të armës, ai dërgonin më vonë klientëve. Por nuk e llogaritën faktin që Policia mund të shkonte për kontroll edhe me dron në banesën e braktisur, të cilën e kishin zgjedhur për magazinë, ku kishin fshehur  4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak.

Policia e Durrësit ka dyshime se Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha nuk vepronin vetëm por ishin pjesë e një grupi kriminal. Megjithatë hetimet ende nuk janë finalizuar nga uniformat blu të Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB